Itali, arratiset i denuari shqiptar

10/10/2009 11:10

Arratisje spektakolare e nje te denuari shqiptar nga burgu i sigurise se larte ne Terni te Italise.

Taulant Toma ia ka dale te largohet prej vendit ku ndodhej i denuar duke perfituar nga vrimat ne rrjeten rrethuese te nje minifushe futbollit, ku bashke me te tjeret kishte luajtur per rreth nje ore.

Toma 36 vjec eshte larguar pa lene gjurme diten e djeshme, ndersa alarmi eshte dhene pas ores 16:00 te pasdites.

Kerkimet per gjetjen e tij vijojne ende dhe ne to jane perfshire eksperte te policise se Romes, ndersa perforcime kane mberritur nga Perugia.

Mediat italiane shkruajne se shqiptari eshte i lidhur me banden e Ilir Pajes, nje tjeter shqiptar, i njohur nga forcat e rendit me pseudonimin UFO per shkak te aftesise se tij per t’ia mbathur nga burgu. Ai vete e ka bere kete gje dy here.

Toma ndodhej ne qeli pasi ishte shpallur fajtor per rrembim personi.

Top Channel