Harry lidhet serish me Chelsy-n?

10/10/2009 13:20

Me ne fund jane fotografuar serish bashke, per here te pare qe pas ndarjes ne muajin janar.

Eshte fjala per princin Harry dhe trashegimtaren e Zimbabves, Chelsy Davy, te cilet kane dale nga nje bar bashke me disa miq te tjere.

23-vjecarja bjonde shfaqet ne forme te shkelqyer, me fustan te shkurter e maje takave. Harry i veshur me casual, me xhinse dhe kemishe me viza, ishte bashke me Chelsy ndersa dilte nga nje bar pak para mesnates.

Harry dhe Chelsy dukeshin tamam si cift edhe pse ata nuk u pane asnjehere dore per dore. 

Top Channel