Emigrantet ne shesh ne Itali

10/10/2009 19:45

Per here te pare ne nje shesh italian u pane krah njeri-tjetrit ne nje miting emigrantet dhe punonjesit e forcave te rendit.

Konfederata Italiane e Sindikatave te Punes, teseren e se ciles e kane rreth 330 mije emigrante, organizoi ne Piazza Navona ne Rome kete manifestim te vecante ku nga njera ane emigrantet kerkuan njohjen e te drejtave te tyre, ndersa policet, rojet e burgjeve e zjarrefikesit kushte me te mira pune.

Sipas burimeve zyrtare ne miting qene te pranishem 10 mije vete, nder ta edhe grupe emigrantesh shqiptare te ardhur nga e gjithe Italia.

Me nje ze te gjithe pjesemarresit, te huaj apo jo kerkuan qe shteti te punoje per parandalimin e krimit, qe te shkurtoje afatet per dhenien e nenshtetesise italiane dhe qe t’ia njohe kete nenshtetesi femijeve te emigranteve qe lindin ne Itali.

Te njejtin propozim e beri perpara pak ditesh edhe kryetari i Dhomes se Deputeteve Gianfranco Fini, i cili dergoi nje mesazh pershendetjeje ne miting, mesazh qe u prit me duartrokitje te medha.

Mbase duke harruar per disa caste se vete Fini eshte njeri prej hartuesve te ligjit mbi emigracionin, njeri prej me te rrepteve qe ka patur Italia.

Top Channel