Apartamentet, rriten shitjet

10/10/2009 15:10

Tregu i shitjeve se shtepive te banimit  ka nisur te gjallerohet  pertej pritshmerive per ecurine e tij.

Agjencite e pasurive te paluajtshme verejne rritje te shitjeve me rreth 30 perqind gjate fundit te sezonit te veres dhe kete fillim vjeshte.

Perpos kesaj rritjen e shitjeve e ka favorizuar edhe presioni psikologjik i cmimeve tek konsumatoret.

Por sipas agjenteve imobiliare dalja e vendeve perendimore nga kriza do te shoqerohet me rritje cmimesh gje qe do te pasqyrohet edhe ne Shqiperi.

Sipas agjenteve ndoshta ky do te jete nje moment tjeter qe mund te frenoje serish shitjet .

Top Channel