Herta Mueller fiton Nobelin per Letersine

08/10/2009 14:15

Cmimi Nobel per Letersine i eshte dhene shkrimtares gjermane me origjine rumune, Herta Mueller.

E lindur me 17 gusht te 1953-shit ne Nitcidorf te Rumanise, shkrimtarja dhe poetja njihet per pershkrimin e jetes se veshtire nen regjimin komunist te Causheskut.

Ne vitin 1987 ajo u arratis nga Rumania se bashku me bashkeshortin, pasi punonte si perkthyese e gjuhes gjermane qe refuzoi te bashkepunonte me policine sekrete te regjimit.

Pasi humbi punen, per te fituar buken e gojes punoi per nje periudhe si mesuese kopshti dhe jepte mesime private te gjuhes gjermane.

Libri i saj i pare i shtypur ne Rumani, por i shkruar ne gjermanisht, u publikua ne nje version te censuruar ne vitin 1982.

Kur me ne fund arriti te merrte nga policia sekrete dosjen e saj, Mueller zbuloi se cilesohej “nje armik i rrezikshem i shtetit qe duhej luftuar”.

Me pas kur u arratis ne Gjermani shkroi edhe librat me te spikatur te saj, “Kasaphana e Causheskut” dhe “Vendi i frutave jeshile”.

Top Channel