Borschardt: Opozita te futet ne Kuvend

01/10/2009 08:15

Kryediplomati gjerman ne Tirane, Bernd Borschardt, i ben thirrje opozites te kthehet ne sallen e Kuvendit.

“Bashkimi Europian tashme ka dhene nje deklarate mjaft te qarte ne lidhje me kete dhe rekomandimi im eshte qe te shikojme drejt se ardhmes”, deklaroi dje Borschardt.

Sipas tij rekomandimet e bera nga raporti i OSBE/ODIHR-it duhet te merren parasysh dhe te zbatohen.

“Sigurisht qe per nje gje te tille jane te nevojshme vendimet qe merren ne Parlament dhe nje pjese e tyre kerkojne nje shumice te cilesuar votash”, tha ai.

Diplomati gjerman, teksa iu referua reformes ne sistemin e drejtesise, tha se kjo situate do ta veshtiresonte, pasi kerkohet nje shumice e cilesuar.

I pyetur per paketen e kushteve te vendosura nga opozita per rikthimin ne Kuvend, ai tha se, “une nuk jam ekspert i Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutes se Shqiperise, ndaj nuk jap dot nje vleresim per kete”.

Megjithate, vijoi ambasadori, ka kerkesa te opozites qe mund te viheshin ne jete, per shembull kerkesat per ndryshimin e anetareve te KKRT-se dhe bordit drejtues te TVSH-se.

Top Channel