
Edhe pse nuk tingellon e pabesueshme, ajo eshte dashuruar qe 18 vjeç dhe me pas eshte bere nene, nderkohe qe vazhdonte studimet e larta.
Me krijimin e familjes fillon te mendoj per jeten profesionale. I ka kapercyer te 30-at dhe aktualisht eshte drejtuesja e shtepise botuese “Dudaj”.
Mbiemri i saj i vajzerise eshte Hovi, domethenes per vrullin qe e karakterizon. Nuk eshte larg synimit te saj dhe thote se gjithmone ka qene e lidhur me librin.
Arlinda Dudajn, gjithmone e gjen mes librave ne ambientet e punes. Aktualisht po punon me botimin e fundit te Dan Brown “The Lost Symbol” dhe dy bashkepunetoret e saj te ngushte jane kryeredaktori Sejdin Cekani dhe faqosesja Greta Komini.
Nuk eshte e bija e ndonje shkrimtari, por ajo ka patur deshire te pashtershme per t`u marre me librin. Edhe bashkepunetoret e saj keshtu e perceptojne.
“Arli me ben te qesh gjate dites. Ka 100 gjera per te bere dhe eshte gjithnje shume e ngarkuar”, thote Greta.
Ajo thote se ishte i shoqi ai qe e shtyu te vendoste per te marre kete rruge. Edhe pse ne fillim ngjallte habi qe profesioni i editorit te merrej persiper nga nje femer, duket se ajo ia ka dale mbane.
“E gjen zgjidhjen aty per aty pa u vene ne siklet. Kemi komunikim normal njerezor, nuk ka raporte mes shefash dhe vartesish. Arlinda ka miresine te te degjoje dhe te le ne atmosferen e punes krijuese qe ta cosh deri ne fund”, thote Sejdini.
Kujdeset qe kohen ta mbaje nen kontroll, por ne shtepine e saj dhe ne marredheniet me njerezit nuk mund te ruaje te njejtat pozita. Ajo thote se “ koha kerkon revansh”. Dikur ka thene se nuk eshte tradicionale dhe nuk shquhet per respektim te qokave”.
Megjithate ne zemren e saj ka vend per njerezit qe deshiron, po koha – thote ajo – nuk me mjafton gjithmone”.
Top Channel