Obama: Afganistani, mision i NATO-s

30/09/2009 09:10

Me mjaft diplomaci, presidenti amerikan Barak Obama i la kreut te ri te NATO-s, Anders Fogh Rasmussen te kuptoje se roli i aleances ne Afganistan, eshte nje domosdoshmeri.

Afganistani eshte nje mision i NATO-s, tha shefi i Shtepise se Bardhe, e jo nje lufte e Shteteve te Bashkuara.

Ne te parin fjalim te rendesishem ne Shtetet e Bashkuara, Rasmussen, deklaroi se se opinioni publik qe e mbeshtet angazhimin eshte ne renie dhe kjo tregon se sa vjen e behet me urgjent detyrimi per te treguar se ka drite ne fund te tunelit, cka nenkupton planifikimin e nje dorezimi gradual te pushtetit tek vete afganet.

Por ne takimin me sekretarin e pergjithshem te aleances veri-atlantike, presidenti amerikan theksoi ne disa raste se operacionet ne Afganistan jane pune skuadre, dhe jo thjesht pergjegjesi e amerikaneve.

Nga Rasmussen, ai mori premtimin se vendet e tjera te NATO-s, do te qendroje atje derisa te realizohet misioni. Ne fjalimin e tij perpara keshillit atlantik, numri nje i aleances, kishte nenvizuar faktin se SHBA jane kontribuesit me te medhenj, por edhe angazhimet europiane nuk duhen nevleresuar.

Top Channel