Vendimi i Partise Socialiste per te mos hyre ne parlament, nuk duket se eshte mirepritur nga prezenca e OSBE-se ne Tirane.
Ambasadori Robert Bosch, i pyetur per kerkesen e opozites per hapjen e kutive te votimit si kusht per te hyre ne parlament, la te kuptohej se per OSBE-ne ceshtja e mbyllur me shpalljen e rezultatit te zgjedhjeve.
“Nuk jam ketu si nje ekspert ligjor apo si dikush nga Gjykata Kushtetuese, por mesa kuptoj, te gjtha mjetet ligjore jane ndjekur, deri sa ne 1 gusht u shpall rezultati perfundimntar i zgjedhjeve”, u shpreh Bosch.
Ambasadori Bosch i beri keto komenete pas takimit me numrin dy te qeverise, Ilir Meta, takim ne te cilin si OSBE-ja edhe qeveria shqiptare shprehen angazhimin per bashkepunimin me opoziten brenda parlamentit per zbatimin e rekomandimeve te ODIHR-it per zgjedhjet.
“Ne jemi gati per te bashkepunuar, nese na kerkohet, per te ndihmar qeverine dhe opoziten, brenda parlamentit, per te zbatuar rekomandimet e raportit te ODIHR-it. Per ta bere kete duhet edhe opozita dhe sigurisht kjo mund te behet vetem ne parlament”, theksoi ambasadori.
Nderkohe ministri i Jashtem, Meta theksoi se nevojitet bashkepunimi me opoziten me qellim qe te gjitha rekomandimet e dhena te vlejne per zgjedhjet e ardhshme.
Top Channel