Irani, raketa ne stervitje ushtarake

28/09/2009 09:05

Irani ka hedhur sot raketa me rreze te mesme dhe te gjate veprimi, nje dite pas kreu testin e raketave me rreze te shkurter veprimi, ne kuader te stervitjes ushtarake te Rojeve te Revolucionit.

Lajmin e ka bere te ditur televizioni satelitor iranian ne gjuhen angleze, State Press Tv.

Mesohet se jane hedhur fillimisht raktetat Shahab 1 dhe 2 me nje rreze 300 dhe 700 kilometra dhe me pas Shahab 3 me nje rreze prej 2 mije kilometrash, ne gjendje per te arritur Izraelin dhe bazat amerikane ne Gji.

“Pergjigjja e Iranit ndaj kercenimeve do te jete shkaterruese”, deklaroi Hossein Salami, komandanti i forcave ajrore te Rojeve te Revolucionit.

Top Channel