Irani neser teston raketen me rreze te gjate

27/09/2009 10:45

Kur nuk kane kaluar shume dite nga deklarata e Ahmadinexhad ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se, Irani njofton leshimin e nje rakete me rreze te gjate veprimi, duke provokuar serish fuqite e medha.

Raketa qe do te testohet diten e neserme arrin shume lehte Izraelin dhe bazat amerikane ne Gjirin Persik. Lajmin e beri te ditur sot radioja shteterore qe citoi shefin e forcave ajrore Hossein Salami. Sipas tij, raketa “Shahab 3” do leshohet diten e neserme pas nisjes se testeve diten e sotme me leshimin e dy raketave me rreze te shkurter.

Irani mendon se “Shahab 3” mund te pershkoje nje distance prej 2 mije km. “Sot leshuam raketat Zelzal, Tondar Fateh 110, ndersa ne mbremje do vazhdojme programin me leshimin e Shahab 1 dhe 2 me rreze te shkurter. Neser do leshojme Shalab 3”, theksoi gjenerali Salami. 

Top Channel