Gjermani, 62.2 milione shtetas thirren ne zgjedhje

27/09/2009 10:00

Mengjesin e sotem ne Gjermani jane hapur qendrat e votimit ku do hedhin voten e tyre 62.2 milione gjermane per te rinovuar Bundestagun.

Ky do te jete parlamenti i 17-te gjerman qe pas Luftes II Boterore. Nga keto zgjedhje do dalin 600 deputete, ndersa ne gare jane 3556 kandidate nga rreth 30 parti. Vetem 5 prej tyre ka mundesi ta kalojne pragun 5 % qe lejon pjesemarrjen ne Bundestag.

Bashkimi kristian-demokrat dhe kristian-social i udheheqeur nga kancelarja Angela Merkel eshte me i favorizuari por nuk ngelen pas as socialdemokratet e drejtuar nga ministri i Jashtem, Shtajnmajer.

Top Channel