Kolumbi, zbulohen dy varre masive

26/09/2009 13:20

Autoritetet kolumbiane kane njoftuar zbulimin e dy varreve masive, te cilat dyshohet se datojne disa dekada me pare, si pasoje e konflikteve te armatosura.

Sipas burimeve, nje prej varreve, ne te cilin jane gjetur trupat e 17 fshatareve, u zbulua ne nje ferme ne veri-perendim, prone e nje lideri te milicise se djathte.

Ndersa varri i dyte, ka bere te ditur shefi i forcave te armatosura, mbante pjesen e mbetur te kufomave te 16 guerrilasve te FARK, mbeshtetes te krahut te majte.

Fshataret e vdekur dyshohet se jane torturuar dhe me pas vrare rreth 12 vjet me pare, ne pronen e Carlos Castano, lider paraushtarak i vrare ne vitin 2004.

Ndersa varri i rebeleve u zbulua ne afersi te lokalitetit La Uribe, zone e kontrolluar tradicionalisht nga FARK, fraksion ne lufte me qeverine qe prej vitit 1960.

Gjenerali Freddy Padila ka saktesuar se guerrilasit kane humbur jeten ne luftimet me ushtrine zyrtare dhe se mes tyre eshte edhe nipi i nje prej krereve te vjeter te FARK, Jorge Briceno.

Top Channel