Irak, kapen 6 terroriste te arratisur

26/09/2009 20:50

Policia irakiane ka kapur 6 nga 16 anetaret e Al Kaedes te arratisur dy dite me pare nga burgu i Tikrit.

Autoritetet kane hapur nje hetim per veprimtarine e drejtorit te burgut dhe te 110 rojeve.

Ne lidhje me arratisjen, komandanti i sektorit te antiterrorizmit te provinces, Jabbara, i hequr nga detyra, eshte arrestuar.

Mes 6 te arrestuarve mendohet te jete edhe nje nga “mendjet e Al Kaedes” ne Irak, Walid Abdullah Ayash.

Vazhdon kerkimi per 10 te burgosurit e tjere.

Top Channel