Solana: Irani te angazhohet per zgjidhje

25/09/2009 21:30

Irani te angazhohet plotesisht per te gjetur nje zgjidhje mbi ceshtjen berthamore qe do te diskutohet me 1 tetor ne mbledhjen e Gjeneves, mes 5 anetareve te perhershem te Keshillit te Sigurimit dhe Gjermanise.

Apeli i eshte bere Teheranit nga shefi i Politikes se Jashtme dhe Sigurise se Bashkimit Evropian, Javier Solana.

Ne oret e fundit tensioni mbi ceshtjen berthamore eshte rritur se tepermi per shkak te zbulimit te nje tjeter impianti iranian per pasurimin e uraniumit.

Presidenti amerikan Barack Obama kritikoi ashper Teheranin per kete central, si dhe i kerkoi qe te provoje deklaratat e tij se pasurimi i uraniumit ka qellime paqesore.

Top Channel