
Numri nje i trupave amerikane ne Afganistan ka mohuar zerat se ekziston nje perplasje me Shtepine e Bardhe lidhur me dergimin e trupave te tjera.
Gjenerali Stanley McChrystal ka pranuar se fundmi se gjithesesi ka probleme me luften, per te cilen ai paralajmeroi se ka rrezik te deshtoje nese nuk merren masat e duhura.
Presidenti Obama ka deklaruar se, me pare ai do te sigurohet se ka strategjine e duhur para se te dergohen trupa te tjera.
Mbi 30 mije trupa shtese jane derguar nga Shtetet e Bashkuara ne Afganistan qe prej muajit maj, duke dyfishuar keshtu numrin e anetareve te kontigjentit amerikan.
Nderkohe, ne Uashington jane shfaqur sinjale te zgjerimit te mosmarreveshjeve mes komandanteve te ushtrise nga njera ane dhe keshilltareve politike te presidentit Obama nga ana tjeter.
Top Channel