Klima, Obama: Nje katastrofe e pakthyeshme

22/09/2009 16:25

“Nje katastrofe te pakthyeshme”. Kjo eshte pasoja qe rrezikon planeti yne nese nuk gjendet shume shpejt nje zgjidhje per klimen.

Ky eshte mendimi i presidentit te SHBA-ve, Barack Obama gjate fjalimit te tij ne takimin ne OKB per klimen.

“Kercenimi eshte i rende, urgjent dhe ne rritje”, tha Obama duke shtuar qe “SHBA-te kane bere me shume ne tete muajt e fundit per te promovuar energjine e paster dhe pakesimin e ndotjes nga anhidridi i karbonit se ne cdo periudhe tjeter te historise tone”.

Top Channel