Karzai nuk do marre pjese ne mbledhjen e OKB-se

22/09/2009 03:40

Presidenti afgan Hamid Karzai nuk do te marre pjese ne Asamblene e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara ne New York.

Lajmi publikohet nga televizioni arab Al Jazira kush citohen bashkepunetore te ngushte te Karzait te cilet shprehen se presidenti nuk do te udhetoje per ne SHBA per shkak te situates te paqendrueshme politike ne vend.

Fjalimi i Karzait ishte parashikuar me 24 shtator dhe pritej qe ai t’u kerkonte vendeve aleate shtimin e trupave ushtarake ne Afganistan ne kuader te luftes kunder talebaneve.

Top Channel