OBSH: A/H1N1 nuk ka pesuar mutacion

21/09/2009 09:20

Muaji shtator parashikohej si piku i virusit A/H1N1 por nuk ka rezultuar keshtu.

Organizata Boterore e Shendetesise jep nje sinjal te mire qe pason daljen ne treg te vaksines kunder ketij virusi qe ka marre mijera jete njerezish ne mbare boten. A/H1N1 nuk ka pesuar ende mutacion per t’u transformuar ne nje forme me te rende.

Drejtoresha e pergjithshme e OBSH-se, Margaret Can e ka bere kete deklarate gjate takimit te pervitshem te OBSH-se ne Paqesorin Perendimor. Ne vijim ajo shtoi se prodhimi i vaksines po ecen sipas planeve te parashikuara dhe deri tani produktet jane efikase.

Top Channel