SHBA, kapet me arme gjate fjalimit te Obama

11/09/2009 08:00

Ne veturen e tij kishte nje pushke, nje karabine dhe 500 plumba. Joshua Bowman, 28 vjec, eshte arrestuar ne Uashington ne zonen e Kongresit, ku presidenti Barack Obama po mbante nje fjalim mbi reformen ne shendetesi.

Ngjarja ka ndodhur te merkuren mbrema, por eshte publikuar vetem sot nga mediat amerikane.

Personi ne bordin e automjetit te tij i eshte afruar nje pike kontrolli dhe ka kerkuar te parkoje ne nje zone te rezervuar.

Por kjo beri qe policia te dyshonte dhe pasi kontrolluan makinen, agjentet e sigurise e arrestuan menjehere te riun.

Akuza qe do te rendoje ndaj tij do te jete “mbajtje pa leje te armeve te zjarrit”.

Top Channel