Dy gjermanë bëjnë “shaka” në Luvër, ngjisin dy piktura me shirit pranë Mona Lizës, por… përfundojnë në komisariat
Kryeministri rus, Vladimir Putin ka deklaruar se nuk ka vendosur ende nese do te kandidoje per president ne zgjedhjet e 2012-es kur perfundon edhe mandati i Dmitri Medvedev.
I pyetur nese do te synoje serish postin e kreut te shtetit, Putin ka theksuar:
“Mandati im ka perfunduar dhe mendoj se Medvedev ka qene personi me i mire per te me zevendesuar”.
“Ne 2012-en, do te mendojme se bashku dhe do te marrim parasysh realitetin, planet tona personale, situaten politike ne vend dhe Partia e Rusise se Bashkuar do te marre vendimin”, eshte shprehur Putin ne nje diskutim me akademike dhe reportere ne rezidencen e tij Novo-Ogaryovo, jashte Moskes.
Putin ka lene Kremlinin ne maj te 2008-es, pas tete vitesh si president dhe ia la pushtetin Dmitri Medvedev, te cilin e zgjodhi si pasuesin e tij.
Top Channel