Pakistan, arrestohet zedhenesi i talebaneve

11/09/2009 09:20

Nje nga autoritetet me te larta te talebaneve ne Pakistan eshte arrestuar bashke me kater militante ne veri-perendim te vendit.

Muslim Khan ishte caktuar si zedhenes i rebeleve pas arrestimit te Maulvi Omar muajin e kaluar.

Pervec se nje nder personat me te kerkuar ne Pakistan, Khan konsiderohej si numri dy i talebaneve ne luginen e Suatit.

Korrespondente te mediave nderkombetare deklarojne se ky arrestim perben nje goditje te rende per talebanet.

Edhe ushtria pakistaneze ka deklaruar se operacionet e fundit te kryera ne kete zone kane qene te suksesshme.

Top Channel