Irani propozon plan anti berthamore

11/09/2009 00:55

Irani i ka paraqitur nje plan per eleminimin e armeve berthamore. Plani detyron te gjitha vendet te heqin dore nga ambiciet e tyre nukleare.

Ne plan propozohet nje kornize ligjore nderkombetare e cila ndal kerkimet, prodhimin dhe shumefishimin e armeve berthamore.

“Ceshtja e programeve berthamore nuk i perket vetem Iranit, por te gjitha vendeve qe nuk kane firmosur traktatin e mospasurimit te uraniumit si Izraeli, India dhe Pakistani ndaj ne kemi hartuar kete plan”, ka deklaruar nje keshilltar i Ahmedinexhad per “Washington Post”.

Top Channel