Blushi: Bojkoti i parlamentit eshte rruge frikacakesh

11/09/2009 20:35

“Levizja per mendimin ndyshe” ne Partine Socialiste ka nisur turin me takimin e pare ne Tirane ku ben Blushi ka kundershtuar bojkotin e parlamentit.

“Ne jemi ketu sonte sepse Shqiperia rrezikon te mbetet pa opozite. Shqiperia ka te pakten dy muaj qe pret qe PS t’i thote te verteten, por e verteta per fat te keq, jo vetem qe eshte mohuar por edhe eshte fshehur. PS nuk erdhi ne pushtet, jo vetem per shkak te cilesise se zgjedhjeve, por edhe per shkak te cilesise se vet. PS nuk po e gelltit dot disfaten e 28 qershorit dhe nuk po gjen kurajon te ndryshoje sic beri ne vitin 2005. PS po zgjedh nje kryetar por nuk ndryshon, PS po bojkoton por nuk po lufton, PS po i iken betejes dhe nje ushtri qe braktis frontin i largohet cdo minute fitores. Kjo rruge nuk eshte e llogjikshme, nuk eshte e arsyeshme, nuk eshte bindese dhe per me teper eshte nje rruge frikacakesh”, tha Blushi para te pranishmeve.

Me tej, ai ashpersoi tonet, duke e quajtur te papranueshem vendimin per te munguar ne Parlament. “Nuk ka sherbim me te mire qe PS mund t’i bente Berishes dhe te djathtes, vecse duke mos luftuar. Nuk ka qeveri qe nuk do donte te mos kishte opozite. Disa dite me pas qeveria do vije ne parlament dhe aty prape nuk do kete opozite, nuk do kete opozitare qe te thone se kjo qeveri nuk ka shans per reforma. Kush do t’i thote Berishes se korrupsioni fillon dhe mbaron ne shtepine e tij? Kush do t’i thote Berishes se varferia i detyron njerezit qe t’i konsiderojne vizat e vonuara si te vetmen mundesi per te braktisur vendin e tyre? Kush do t’i thote Sali Berishes se qeveria e tij duket sikur ka dale nga zyrat e prokurorise? Kush do t’i thote Berishes se duke e ndare qeverine 80-20 % ai dekonspiroi normen e fitimit te paligjshem per cdo veprimtari publike? Kush do t’i thote Sali Berishes se perfshirja ne qeveri e autorit te Gerdecit eshte nje borxh qe autori i ka bashkeautorit? Kush do t’i thote Sali Berishes se ne Shqiperi drejtesia eshte kthyer ne nje mall luksi qe blihet dhe shitet vetem nga te pasurit? Keto mund t’ia thote opozita, por ku eshte opozita sot? Opozita nuk eshte ne parlament por mblidhet ne salla qytetesh duke u perpjekur te kuptoje se ku ndryshon Edi Rama nga Edi Rama”, shtoi Blushi.

Anetari i kryesise socialiste dhe njekohesisht deputeti i kesaj force e vijoi fjalen me akuza te drejteperdrejta ndaj kryetarit ne detyre, Edi Rama. “Do fitoje ai qe nuk ka kurajo te pranoje se kemi humbur edhe per shkakun e tij. Do fitoje ai qe humb me mire e qe u thote shokeve: mos shkoni ne parlament persa kohe une nuk jam atje. Do fitoje ai qe thote: Nuk ka rendesi a me votojne shqiptaret, cfare thone nderkombetaret, mjafton qe une jam dhe do jem ai qe isha. Do fitoje ai qe garanton humbjen sa here te kete zgjedhje. Do fitoje ai qe qe nuk hyn ne parlament dhe ndoshta nuk do hyje me ne zgjedhje. Do fitoje ai qe diten qe PS humbi zgjedhjet tha: jam me i forte se kurre dhe ndoshta ai ka te drejte sepse PS eshte me e dobet se kurre. Te pakten nje qellim Rama e arriti; nuk e mundi dot Berishen por mundi PS-ne”, tha me tone te larta Blushi. Ne fund te fjales, ai vuri theksin ne rendesine qe ka Partia Socialiste per vendin. “Ne jemi ketu per te mundur Berishen dhe jo PS-ne dhe jemi mbledhur per t’u thene socialisteve se kjo rruge nuk na con ne fitore. Do ta bejme kete persa kohe qe besojme se ka arsye per te ndryshuar partia. PS nuk duhet te bojkotoje, por t’i jape Shqiperise opoziten per te cilen ka me shume nevoje se kurre. PS nuk mund ta lere vendin pa opozite sepse PS ka lindur per te fituar dhe qe te fitoje, PS duhet te ndryshoje sepse nuk ka rruge tjeter. ne kete rruge sigurisht qe askush nuk mund ten a pengoje ne”, perfundoi Blushi.  

Top Channel