11 shtatori, SHBA perkujton tragjedine

11/09/2009 10:40

Njujorkezet kujtojne pervjetorin e tete te sulmeve mbi Qendren Nderkombetare te Tregtise.

Ne Ground Zero, vendi ku ka qene kullat binjake do te zhvillohet nje ceremoni per te kujtuar personat qe humben jeten ne sulmet e koordinuara te 11 shatorit 2001.

Kjo zone eshte ende nje kantier ndertimi megjithe planet per te ngritur nje memorial, nje muzeum dhe pese gradaciela.

Projektet jane vonuar nga debatet politike dhe mosmarreveshjet financiare dhe ligjore.

Ka patur edhe nje perplasje mes ndertuesve dhe pronareve te tokes persa i takon qerase.

Nderkaq tregu komercial ne Manhatanin e poshtem eshte goditur rende nga recesioni.

Te gjithe keta faktore kane vene pikepyetje te medha mbi te gjithe projektin.

Pese gradacielat planifikohen te perfundojne deri ne vitin 2013.

Por nje sondazh i koheve te fundit, tregon se shumica e njujorkezeve nuk besojne se projekti do te perfundoje ne kohe.

Top Channel