Venezuela njeh Osetine e Jugut dhe Abkazine

10/09/2009 16:30

Presidenti venezuelian, Hugo Chavez ka deklaruar se vendi i tij ka njohur pavaresine e rajoneve separatiste te Gjeorgjise, Abkazine dhe Osetine e Jugut.

Keto krahina jane njohur si te pavarura edhe nga Rusia menjehere pas konfliktit te armatosur mes Moskes dhe Tbilisit vitin e shkuar, si dhe nga Nikaragua.

“Shume shpejt do te vendosim marredhenie diplomatike me keto vende”, eshte shprehur Chavez ne nje takim me presidentin Dmitry Medvedev ne rezidencen e tij jashte Moskes.

Top Channel