Afganistan, anulohet nje pjese e fleteve te votimit

10/09/2009 17:35

Komisioni Elektoral i Ankesave ne Afganistan ka shpallur per here te pare te pavlefshme disa flete votimi nga zgjedhjet presidenciale, per shkak se ka regjistruar nje sere shkeljesh.

“Ka pasur prova bindese dhe te qarta per shkelje ne Paktika, Kandahar dhe Ghazni, zona ku presidenti Hamid Karzai gezon nje mbeshtetje te fuqishme”, ka deklaruar KEA.

Me heret gjate javes rezultatet nga 600 qendra zgjedhore ku dyshohej per parregullesi u “vendosen ne karantine”.

Korrespondentet e mediave nderkombetare thone se vendimet e fundit te Komisionit mund te shkaktojne debate qe mund te zgjasin per muaj te tere.

Zgjedhjet presidenciale te 20 gushtit ne Afganistan u karakterizuan nga nje pjesemarrje e ulet dhe nga akuza te bera mes paleve per kanosje ndaj zgjedhesve.

Sipas rezultateve te fundit, presidenti Karzai ka kaluar kuoten 50 per qind, qe tregon se atij nuk do t’i duhet te perballet me nje raund te dyte zgjedhor.

Top Channel