PBDNJ-ja ende nuk e ka saktesuar qendrimin e saj nese do te jete pjese e koalicionit qeverises apo jo. Kryetari i kesaj force politike, Vangjel Dule, ka deklaruar dje se ai nuk ka nje ftese konkrete nga Kryeministri Berisha per t’u bere pjese e koalicionit te ri qeverises.
Por Dule, ndryshe nga heret e tjera, ku ka deklaruar hapur se nuk do te bashkohet me PD-ne ne kete mandat qeverises duke mbetur ne koalicionin e majte, dje nuk e ka thene nje gje te tille duke lene te kuptohet se gjerat edhe mund te ndryshojne.
Dje, Kryeministri Berisha pas firmosjes se marreveshjes se bashkeqeverisjes me kryetarin e LSI-se, Ilir Meta, i beri ftese te hapur PBDNJ-se qe te bashkohet me koalicionin qeverises per te ndihmuar ne realizimin e reformave te medha per integrimin e vendit.
Po dje, nenkryetari i PBDNJ-se, Thoma Miço, i ka kerkuar kryetarit te partise qe te pranoje ftesen e Kryeministrit Berisha, pasi kjo force politike duhet te jete ne krahun e koalicionit te djathte qeverises.
Qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit ku PBDNJ-ja me zor mori nje deputet, zhvillimet brenda kesaj force politike kane ardhur duke u acaruar. Miço e ka kritikuar vazhdimisht kryetarin Dule se nuk po e drejton siç duhet PBDNJ-ne, e cila e ka vendin ne koalicionin qeverises. Por duket se dita e sotme do te zbuloje perfundimisht dilemen nese PBDNJ-ja ne kete mandat katervjeçar do te jete pjese e koalicionit te djathte apo do te mbetet ne krah te PS-se me te cilen doli ne zgjedhjet e 28 qershorit.
Top Channel