Sarande, vdes femija, akuzohen mjeket

02/09/2009 08:45

Ne repartin e pediatrise  se Sarandes ka nderruar jete duke marre serum nje femije 18-muajsh. Kleodra Nuredini eshte cuar nga prinderit ne spitalin e Sarandes, duke kerkuar ndihmen mjekesore per te ndalur diarrene dhe te vjellat.

Ne spitalin e Sarandes thane se femija ka marre 750 grame serum prej ores 18:00, deri afer mesnates.

Por, ne vend qe te permiresohej e te qetesohej, femija ka nderruar jete ne minutat e para te mengjesit te se shtunes.

Prinderit e Kleodres 18-muajshe, te coroditur nga humbja e papritur e jetes se vajzes, kane qene ne medyshje ne se vdekja ka ardhur natyralisht, apo per shkak te mjekimit te vonuar apo te gabuar.

Kufoma e saj i eshte nenshtruar ekspertizes, por mjeket eksperte ende nuk ka bere publike rezultatet e procesit.

Nderkohe qe ne Tirane eshte organizuar ceremonia e varrimit te vajzes, mesohet se i ati i saj, Klemend Nuredini, pronar i hotelit “Bahama” ne Kanalin e Cukes, i eshte drejtuar organit te Prokurorise ne Sarande, ku ka bere denoncim per mjeken roje dhe infermieren qe i kane dhene serumin femijes.

Ne pediatrine e Sarandes thane se ka shkuar prokurori qe ka marre denoncimin nga familjaret dhe bluzat e bardha kane dhene gjithe shpjegimet e kerkuara.

Prej tyre nuk pranohet te kete pasur asnje parregullsi ne trajtimin mjekesor te femijes.

Top Channel