Ne gjyq biznesmeni francez, mashtroi banken

02/09/2009 04:15

Biznesmeni francez i cili akuzohet per mashtrime ndaj gjigandit bankar “Societe Genera” qe kapin vlera miliarda euro do te dale perpara gjykates ne gjysmen e pare te vitit 2010.

Xherome Kerviel do te perballet me akuzat e mashtrimit, thyrje te besimit bankar si dhe shkelje te rende te te dhenave bankare ne sistemin e sigurise.

Gjyqi pritet te filloje ne gjysmen e pare te 2010 ku gjasat me te medha jane nga muaji maj ose qershor.

Banka do t’i kerkoje trupit gjykues edhe rimbursimin nga ana e te akuzuarit te 5 miliard euro humbje qe kane patur si pasoje e mashtrimeve te kryera nga tregtari francez.

Top Channel