SHBA, masaker ne Xhorxhia, 7 te vrare ne nje kamper

29/08/2009 21:40

Nje hetim policor ka nisur ne Shtetet e Bashkuara, konkretisht ne shtetin e Xhorxhias, pas zbulimit te shtate trupave te pajete ne nje automjeti tip kamper.

Sic njoftojne mediat amerikane, hetuesit e kane ende te paqarte menyren se si jane perfshire kaq shume trupa ne kete krim, si dhe shkaqet e vdekjes.

Trupat u gjeten ne nje park kamperash, rreth 08:00 me oren lokale, pas nje telefonate anonime.

Dy persona u gjeten te plagosur rende ne skenen e krimit dhe u derguan ne spital, ku ndodhen nen kujdesin e mjekeve.

Top Channel