Sinjalet kercenuese qe po shfaq kursi i kembimit, ku leku ka nisur te zhvleresohet serish, kane ngritur shqetesimin se si mund te administrohet kjo situate, qe mund te rrezikoje edhe stabilitetin financiar te vendit.
Arben Malaj, ish-ministri socialist i Financave thote se banka qendrore nuk mundet dot e vetme te garantoje qendrueshmerine e monedhes.
“Ideja per te perdorur rezerven financiare per te forcuar monedhen tende eshte e deshtuar. Nuk mund te fshihet me se pas keqperdorimit qe qeveria u beri rezervave dhe hartimit te normave te interesit te larta do te kete efekte”, ka pohuar Malaj.
Leku nuk arriti te stabilizohet ne periudhen me te mire per te, ate te sezonit te veres, kur ne treg ka me shume valute.
Tashme, parashikimet per muajt e ardhshem jane edhe me te zymte, aq me teper kur tregjet nderkombetare po pervijojne nje tjeter konjukture negative.
“Ka disa zhvillime negative ne ekonomine globale, qe eshte edhe cmimi i naftes, rritja e te cilit do te rrise edhe cmimet e importit. Do te na duhet me shume valute per ekonomine e vendit tone”, ka nenvizuar Malaj.
FMN parashikoi qe ne fillim te krizes se monedhat e shume vendeve ne rajon do te tronditeshin, ndaj dhe u rekomandoi publikisht qeverive, perfshire dhe asaj shqiptare kontroll te rrepte te shpenzimeve publike.
Shume nga vendet fqinje jane detyruar ne kete pike te marrin masa drastike, duke mos prekur vetem zerin e investimeve, por edhe pagat e administrates.
“Ne te gjitha vendet ku FMN ka ofruar ndihme, e ka kushtezuar ndihmen me nje sere reformash. Nuk ka kohe per t’u vonuar. Eshte detyra kryesore rikthimi i menaxhimit me te mire te financave publike”, ka shtuar Malaj.
Disa zhvillime te fundit ne marredheniet financiare te Shqiperise me jashte, sidomos rritja e deficitit korrent, ngrene pikepyetjen nese e ka kaluar Shqiperia goditjen me te madhe nga kriza, apo sfidat e financave publike do te imponojne shume shpejt per qytetaret shqiptare masa drastike, si ato te qeverive fqinje.
Top Channel