Shperthimi ne fabrike, arrestohet autori

10/08/2009 13:10

Policia arreston autorin e vendosjes se lendes eksplozive ne fabriken e cimentos ne Fushe- Kruje.

Konflikti mes banoreve te fshatit Zalle dhe pronareve te fabrikes se ccimentos ka cuar ne pranga prej banoreve protestues ndaj veprimtarise se fabrikes.

Burime te policise bene te ditur arrestimin e 26-vjecarit Detjan Zalla nga fshati me te njejtin emer, qe dyshohet te jete autor i vendosjes se tritolit ne kembet e ures se transportierit te inerteve te fabrikes.

Lenda eksplozive e modifikuar me sahat tavoline ishte lidhur me fije teli me kapsollen detonatore, po ka shperthyer vetem ne njeren nga kembet e ures dhe te kolona e hekurit te saj, ndersa ne dy vendet e tjera sasia e eksplozivet nuk ka plasur dhe caktivizimi eshte bere nga Njesia Speciale e Eksploziveve e ardhur nga Tirana.

Ne vendngjarje u gjeten dhe fiksuan ne cilesine e proves materiale dy kallepe tritoli me nje peshe prej 1 kg te lidhura me sahat tryeze.

Ndaj Zalles rendojne akuzat e “shkaterrimit te prones me lende eksplozive te mbetur ne tentative” dhe “mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake”

Top Channel