Aksidenti ne Hudson, gjenden trupat e 7 viktimave

10/08/2009 12:05

Zhytesit e policise njujorkeze gjeten ne lumin Hudson, trupat e 7 viktimave te aksidentit, si dhe pjese nga avioni dhe helikopteri qe u perplasen ne ajer diten e shtune.

Gjate aksidentit humben jeten 9 persona, nje familje nga Pensilvania dhe 5 turiste italiane. Turistet ndodheshin ne bordin e helikopterit, i cili sapo ishte ngritur nga Manhatani dhe do te kryente nje fluturim prej vetem 12  minutash.

Kerkimet do te vazhdojne per te gjetur trupin e pilotit te avionit pajper dhe te nje pasagjeri.

Aksidenti ka ngritur shqetesime mbi sigurine e fluturimeve turistike ne New York. Gjate tyre shpesh pilotet vete bejne guiden, duke u shpjeguar turisteve objektet qe shohin ne toke.

Top Channel