Afganistan, vritet nje ushtar britanik

09/08/2009 18:20

Nje ushtar britanik dhe tre te tjere afgane te misionit ISAF jane vrare brenda dy ditesh ne jug te vendit.

Lajmi behet i ditur nga autoritetet afgane te sigurise te cilat njoftuan se ushtari britanik u vra gjate patrullimit te zakonshem ne lindje te qytetit te Gereshkut ne provincen e Helmandit, ndersa dy ushtaret afgane u vrane ne jug ne Zabul.

Ofensiva anti talebane e ndermarre nga forcat e NATO-s dhe misioni i perbashket me forcat e sigurise afgane, ISAF ka rritur numrin e sulmeve talebane ne jug te Afganistanit.

Numri i ushtareve te aleances te vrare gjate diteve te para te gushtit eshte shqetesues ne krahasim me te njejten periudhe te muajit korrik i cili ishte edhe muaji qe shenoi numrin me te madh te ushtareve te vrare qe nga nisja e konfliktit ne vitin 2001.

Top Channel