Talebanet konfirmojne vdekjen e Mehsud

07/08/2009 09:15

Baitullah Mehsud, kreu i talebaneve pakistaneze, ka mbetur i vrare bashke me bashkeshorten e tij nga nje sulm i kryer nga trupat amerikane permes nje avioni te telekomanduar.

Lajmi eshte konfirmuar nga nje bashkepunetor i ngushte i Mehsud, pasi eshte publikuar ne media te ndryshme nderkombetare.

Sipas burimit, ai eshte varrosur dje ne fshatin e Maragosas, nderkohe qe vdekja ndodhi diten e merkure.

Mehsud konsiderohet pergjegjes per nje seri atentatesh, perfshire ate me pasoje vdekjen e ish-kryeministres Benazir Bhutto.

Top Channel