Almodovar, regjizori kunder Papes

05/08/2009 19:50

Regjizori spanjoll Pedro Almodovar fton Atin e Shenjte qe te shikoje dhe te njohe jo vetem familjet e formuara nga nje grua dhe nje burre te martuar rregullisht per edhe nga ata te pakurorzuar dhe homoseksualet.

“Perse nuk ben nje shetitje jashte Vatikanit Papa dhe te shikoje se si dhe cfare eshte ne ditet e sotme nje familje? Eshte cmenduri te mos njohesh menyren se si jetojne sot miliona e miliona njerez”, u shpreh Almodovar.

“Familjet e filmave te mi jane shume here me te bazuara ne realitet se sa ato te Papes sepse nuk jetojne sipas dogmave por sipas nje marreveshjeje per ekzistence”, perfundoi regjizori spanjoll deklaraten e tij per revisten “Die Zeit”.

Pedro Almodovar eshte kritikuar per filmat e tij nga Vatikani pasi ai paraqet familje te shthurur dhe pa principe njerezore.

Top Channel