Irak,zbulohet trupi i ushtarit amerikan

02/08/2009 21:00

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi se jane zbuluar ne Irak mbetjet e trupit te nje ushtari amerikan te vrare gjate luftes se Gjirit Persik me 1991.

“Falenderoj te gjithe ata qe punuan ne menyre te palodhshme per gjate 18 vjetesh per te gjetur dhe per te sjelle ne shtepi trupin e pajete te kapiten Speicher”, u shpreh Sekretari i Aviacionit Amerikan, Ray Mabus.

Avioni i kapitenit Spiecher, nje F/A-18 Hornet u rrezua naten e pare te sulmeve ajrore amerikane kunder bazave irakiane me 17 janar te vitit 1991  

Top Channel