Vritet nje person ne Sauk

29/07/2009 22:50

Nje tjeter vrasje trondit Tiranen. Ngjarja ka ndodhur ne periferi te kryeqytetit, ne zonen e Saukut rreth ores 19:30 kur 58 vjecari, Ylli Tafani, pronar i nje pike shitje hekuri ka mbetur i vdekur brenda ambjenteve te biznesit te tij.

Policia ka identifikuar menjehere dhe me pas arrestuar ne dalje te Saukut autorin e krimit, Shaban Allaraj. Nga hetimet paraprake te policise, dyshohet se vrasja ka ndodhur per motive banale.

Shkak mendohet te jete bere nje sherr mes viktimes dhe djalit te autorit te krimit, te cilin Ylli Tafani e kishte akuzuar se donte t’i shiste hekurishte te cilat 14 vjecari i kishte vjedhur nga pika e tij.

Djali duket se eshte ankuar tek i ati, i cili ka shkuar te pika e shitjes se hekurit dhe ne grindje e siper ka nxjerre nje thike qe e kishte patur me vete dhe me te ka qelluar disa here Tafanin.

Top Channel