SHBA, nje gjeneral francez ne krye te bazes se NATO-s

29/07/2009 21:45

Ne nje levizje te paprecedent, nje general francez do te jete ne krye te komandes kyce te NATO-s, Norfolk, me vendbazim ne Virginia.

Gjenerali Stephane Abrial, pjesetar i forcave ajrore franceze do ta marre detyren nga gjenerali i marinsave amerikan, James Mattis.

Komanda e Norfolkut eshte e vetmja baze strategjike e vendosur ne Ameriken e Veriut.

Pozicioni i komandantit te kesaj njesie gjithmone eshte mbajtur nga nje gjeneral amerikan me kater yje.

Vendosja e Abrial perben rastin e pare qe prej krijimit te NATO-s, qe vendoset ne kete pozicion.

Top Channel