Clinton paralajmeron Iranin dhe Penianin

22/07/2009 21:50

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka paralajmeruar se Irani dhe Koreja e Veriut do te perballen me pasoja te renda nese nuk heqin dore nga ambicjet e tyre berthamore.

Gjate nje samiti qe po mbahet ne Tajlande, zonja Clinton tha se SHBA jane te pergatitura te perkrahin dhe te mbrojne aleatet e tyre ne Gjirin Persik nese Irani pajiset me arme berthamore.

“Nje ombrelle mbrojtese amerikane nuk do ta beje me te forte Iranin edhe nese do te kete nje arme berthamore”, ka deklaruar Clinton.

Ndersa lidhur me Korene e Veriut ajo tha se duhet ta ndale programin e saj berthamor para se te rikthehet ne tryezen e bisedimeve.

Negociatat 6 paleshe perfshijne pervec Penianit, SHBA, Korene e Jugut, Kinen, Japonine dhe Rusine, te cilat jane shprehur kunder fuqise berthamore.

Top Channel