
Nje numer i madh emigrantesh klandestine po kthehen ne keto dite te nxehta nga ana e pales greke ne piken kufitare te Kapshtices.
Cdo dite, autobuse dhe mjete te policise greke kthejne ne kufi shtetas te shumte, kryesisht te rinj, qe kapen si klandestine pasi kalojne nga mali dhe depertojne ne thellesi te territorit grek. Shtimi i ketij fluksi lidhet me kushtet e pershtatshme te motit qe ne kete periudhe e favorizojne se tepermi levizjen e grupeve te emigranteve klandestine nga kufiri i gjelber ne zonen e Devollit.
Te pakten 158 persona kthehen cdo dite nga ana e pales greke, te kapur ne thellesi te shtetit fqinj pa dokumente. Pjesa me e madhe e ketyre emigranteve bien shpejt ne gracken e policise greke, megjithate kjo perballje me policine kufitare duket se nuk i ka ulur kalimet e paligjshme nga zona e Devollit.
Vetem gjate muajit korrik, sic behet e ditur nga reparti i GOS-it ku perpunohen te dhenat per deportivet e kthyer nga ana e policise greke, mesohet se jane kapur dhe kthyer te pakten 4300 klandestine shqiptare, te grupmoshave nga 18-35 vjec. Burimet e policise kufitare thone se kjo shifer eshte rritur ndjeshem per shkak te kushteve te motit. Sipas policise kufitare, jane shtuar patrullimet ne disa nga linjat kryesore, gje qe ka cuar ne ndalimin e te pakten dhjete grupeve te rinjsh qe tentonin te kalonin ne menyre ilegale kufirin.
Por serish problemi mbetet i pashmangshem, pasi klandestinet gjejne shtigje te reja, duke anashkaluar ato qe njihen tashme prej policise qe kalojne nga Kapshtica, Treni, Poncara dhe Mirasi.
Sipas emigranteve qe kthehen pasi kapen nga ana e pales greke, pjesa me e madhe e tyre kane kaluar me shume se pese here ne menyre ilegale, por sic deklarojne ata, per shkak te mungeses se te ardhurave dhe vendeve te punes detyrohen te rinisen serish, duke gjetur rruge te reja per te kaluar kufirin. Nga ana e pales greke, shoqerimi i klandestineve qe kryhet me mjete te policise deri ne kufi ne disa raste, shoqerohet edhe me prangosjen e tyre.
Nje pjese e klandestineve vijne me pranga ne duar gjate dorezimit prane autoriteteve vendase, per faktin se sipas policise fqinje mund te tentojne gjate rruges te sulmojne uniformat ose njeri- tjetrin. Kjo ka bere qe shoqerimit te tyre t’i shtohet edhe kjo mase sigurie. Me lista te gjata emrash te deportiveve ne duar, kryhet dorezimi i ketyre shtetasve per policine kufitare. Kjo e fundit ka bere te ditur se eshte kerkuar nje shtim i masave per te parandaluar ne kohe kalimet e paligjshme.
Tre mjete te policise, si edhe nje numer i caktuar efektivesh kryejne patrullimet ne disa nga kryqezimet ku devijojne rruget drejt linjave klandestine. Gjate ketij viti, sipas policise jane ndermarre nje sere operacionesh dhe ka pasur te pakten 47 te ndaluar per dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit.
Sipas te dhenave te policise, nuk kane munguar rastet kur ne mjete jane gjetur edhe femije e te mitur, kryesisht te shoqeruar nga te aferm qe tentojne te ikin familjarisht ne menyre te paligjshme.
Top Channel