Gripi A, Britania embargo te prekurve

19/07/2009 13:25

Punonjesit e kontrollit ne “British Airways” dhe “Virgin Atlantic” ne Britanine e Madhe mund te refuzojne hipjen ne avion te pasagjereve qe kane simptomat e gripit te derrit.

Dy linjat ajrore kane konfirmuar per mediat lokale se kane urdheruar punonjesit e tyre qe t’u drejtohen mjekeve perpara se te lejojne qe ne bord te hipin persona qe mund te jene te prekur nga gripi A.

Keshtu u ka ndodhur 4 studenteve britanike qe donin te ktheheshin nga Kina, te cilet pasi kane rezultuar te semure jane shtruar ne spitalet kineze.

Per te katert ata autoritetet mjekesore kane konfirmuar se jane te prekur nga gripi i derrave.

Top Channel