Tre jave pas vdekjes se Michael Jackson, del ne drite nje melodi e re e mbretit te pop-it.
Lajmin e dha faqja gossip TMZ, e cila ka vene ne dispozicion edhe nje pjese te «A place with no name».
Sipas TMZ, disa vite me pare Jacko mori lejen e menaxherit te grupit “America”, per te regjistruar kengen, shume te ngjashme me “A horse with no name”.
Menaxheri aktual i “America”, Jin Morey, i cili ka qene nje ish-agjent i mbretit te pop, thekson se treshja anglo-amerikane ishte e nderuar qe Michael zgjodhi nje kenge te tyre, duke e bere keshtu te degjueshme ate edhe per fansat e Jacko.
TMZ publikon keshtu edhe nje tjeter scoop mbi mbretin e Pop-it. Pikerisht ky webstite, disa dite me pare nxorri lajmin se policia e Los Angeles po pergatiste akuzen per vrasje ndaj kardiologut personal te Michael, Conrad Murray.
Top Channel