Brad e Jolie duan serish “Mr & Mrs Smith”

17/07/2009 14:10

Angelina Jolie dhe Brad Pitt duan te kthehen ne ‘vendin e krimit’. Cifti me i perfolur i Hollywood kerkon qe te luaje serish ne “Mr & Mrs Smith”.

Ishte viti 2005 kur Brad, ende i martuar me Jennifer Aniston, ishte ne shesh xhirimi me Angie dhe prej atij momenti nuk jane ndare me.

4 vjet me pas, cifti Brangelina ka 6 femije dhe nje marredhenie shpesh te diskutuar.

Edhe sot ka shume qe thone se Brad e Jolie nuk shkojne mire dhe duan te rikthehen ne vendin ku jane dashuruar fillimisht per te rindezur pasionin.

Nje burim thote se vete Brad i ka kerkuar Simon Kinberg, autorit te “Mr & Mrs Smith”, qe te shkruaje skenarin per filmin e ri.

Top Channel