McConaughey, femija e “detyron” te martohet

16/07/2009 09:40

Matthew McConaughey mund te shkoje shume shpejt drejt altarit. Aktori i fejuar prej disa kohesh me Camila Alves mendon ta kurorezoje ne altar lidhjen ne fundin e ketij viti.

“Camilla ndihet mire edhe e pamartuar por tashme ajo do nje unaze kur pret te linde edhe femijen e dyte pas djalit Levi”, thote nje mik i afert i familjes per revisten “National Enquirer”.

Pak kohe me pare Matthew ka deklaruar se nuk beson ne martese por tashme qe familja eshte zgjeruar, gjerat ndryshojne. “E ka pranuar menjehere kerkesen e Camilla-s. Pas lindjes se femijes prioritetet ne jeten e tyre kane ndryshuar”, shprehet miku. Nderkohe, femija i dyte ne familjen McConaughey pritet te vije ne muajin janar.

Top Channel