Gjykata e Larte liron trafikantin e droges

14/07/2009 17:50

Gjykata e Larte ka liruar nga burgu nje person qe u arrestua pas nje operacioni ku u sekuestruan 40 kilograme heroine.

Dy muaj dhe 2 jave, kaq ka qendruar ne qeli fieraku Zaim Tafa, i arrestuar ne fillim te majit per implikimin e tij ne trafikimin e 40 kilogrameve heroine.

Vendimi i Gjykates se Larte, i cili ka ardhur si rrufe ne qiell te hapur per Prokurorine e Krimeve te Renda, pritet te shkaktoje debate mes dy institucioneve, pasi lirimi i fierakut eshte pritur jo pa habi nga prokuroret.

Por Gjykata e Larte nuk e ka arsyetuar vendimin se pse duhej liruar Zaim Tafa, pronar i nje lokali te njohur ne Fier, duke e lene organin e akuzes ne pritje.

Arrestimi i Tafes u krye pas hetimeve disa mujore dhe prokuroret kembengulin se kane prova per perfshirjen e tij ne kete ceshtje, mes te cilave edhe filmime ku ndiqet itinerari qe pershkoi heroina deri ne piken e kalimit kufitar te Kakavijes.

Pikerisht ketu polcia kapi fillimisht, duke tentuar per te kaluar ne Greqi me 80 pako heroine, ciftin gjerman Franc e Rexhina Kiacsek.

Nderkohe qe bashkekombasi i tyre Daniel Englert u kap ne Rinas, ndersa dy fieraket Zaim Tafa e Alban Pellmbaj duke pire kafe ne lokalin e tyre ne Fier.

Saisa e heroines eshte ngarkesa me e madhe e ketij lloji droge e kapur ndonjehere ne Shqiperi, nderkohe qe pas ketij vendimi te gjykates pritet qe te hapet drita jeshile edhe per te implikuarit e tjere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA