Durres, pushuesit “pre” e hajduteve

14/07/2009 08:10

Pushuesit kosovare bien pre e hajduteve ne plazh. Dy vjedhje te ndryshme jane raportuar te dielen ne plazhin e Durresit, po vetem njeri prej autoreve te vjedhjeve eshte kapur.

Tjetri nuk eshte identifikuar dhe eshte zhdukur bashke me automjetin e vjedhur. Burime te policise lokale bejne te ditur se nje pushuesi nga Mitrovica i kane vjedhur automjetin e parkuar para vendpushimit te tij te Shkembi i Kavajes.

Pushuesi 49-vjecar, Bedri Latifi nga Mitrovica dhe me banim ne Suedi ka denoncuar ne Policine e Durresit “zhdukjen” pa gjurme te automjetit te vet “Mercedes Benz” me targe RXS 445. Pas denoncimit, policia u vu ne levizje per te identifikuar dhe kapur autorin e vjedhjes se ndodhur te dielen, por ende nuk eshte gjetur asnje gjurme prej tij.
Nderkaq, nje kucovar eshte kapur duke vjedhur nje pushues kosovar. Burimet zyrtare referojne se nje dite me pare eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit Nikollaq Lici, 52 vjec nga Kucova, i denuar me pare per vjedhje.

Arrestimi i tij u be per arsye se rreth ores 14.30, ne sektorin Teuta te plazhit te Durresit eshte kapur ne flagrance nga sherbimet e policise gjate kohes qe i ka vjedhur portofolin me nje sasi prej 400 eurosh shtetasit nga Kosova Mehdi S., 62 vjec.

Ndaj tij kane nisur hetimet per vjedhje, nderkohe qe numri i vjedhjeve qe raportohen ne plazh ka njohur rritje ditet e fundit.

Top Channel