Jackson, rekord fansash ne Facebook

09/07/2009 11:55

Michael Jackson ka arritur ne kuoten e 7 milione fansave ne Facebook, duke kaluar keshtu edhe Barack Obama-n, i cili ka rreshtuar deri me sot 6 milione perkrahes.

Rritja shenoi rekord javen e fundit. Neper profilet e Facebook pati nje lloj memoriali me mesazhe qe vinin nga e gjithe bota, dhjetera te tilla ne cdo minute.

Po ashtu fansat kane dhuruar edhe me qindra mijera dhurata virtuale dedikuar Jacko; 800 mije doreza te bardha si ato qe mbreti i pop-it i perdorte shpesh.

Top Channel