Pak kilometra me ne veri te Greqise dhe serish ne nje vend kufitar me ne, jane zbuluar dy raste te reja te gripit te derrave.

Behet fjale per Maqedonine ku dy persona jane infektuar me virusin A/H1N1 gjate 24 oreve te fundit. Ata kane hyre, njeri nga Greqia dhe tjetri nga Gjermania dhe aktualisht jane shtruar ne kliniken e semundjeve intensive ne Shkup.

Nderkohe, 11 persona te tjere dyshohet se jane infektuar me gripin e derrave dhe aktualisht ata jane nen kontroll te rrepte edhe pse gjendja e tyre eshte jashte rrezikut per jeten.  

Top Channel